FITORE E RËNDËSISHME

Vushtrria fiton si mysafir, vazhdon luftën për krye
19 February, 2023 @21:16
Ekipi i Alban Dragushës, Vushtrria, ka shfrytëzuar momentet e pjesës së parë për të siguruar fitoren në Pozharan, ndaj Vllaznisë, të cilët përkundër se tentuan, nuk arritën të shpëtojnë pikën në pjesë të dytë të ndeshjes.
Vllaznia 1-2 Vushtrria [Daniel Tette 56 - Leart Emini 30, n.n. ag 32]
Vushtrria me këtë fitore ka 29 pikë nga 15 ndeshje, 3 më pak se liderja Fushë Kosova, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit në renditje me 10 pikë nga po aq ndeshje.