VUSHTRRIA

Vushtrria shton në skuadër mbrojtësin e Onixit
10 January, 2022 @22:22
Liderja e Grupit B, Vushtrria, arriti marrëveshje me mbrojtësin e krahut, Zaid Nikaj.
Nikaj së fundi ishte pjesë e Onixit, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në disa klube nga Mali i Zi.
Vushtrria gjatë këtij afati kalimtar, përveç Nikajt, në skuadër ka shtuar edhe lojtarët si Mario Teqja, Dior Zabërgja e Leart Emini.