WARRIORS - THUNDER
Warriors kësaj radhe mposht OKC-në
25 February, 2018 @11:18
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, këtë stinor në dy ndeshjet e luajtura kundër Oklahoma City Thunder, kishte pësuar.
Por në ndeshjen e tretë të stinorit, me lehtësi e mposhti kundërshtarin me rezultat 112-80.
Gjatë ndeshjes, Kevin Duranti luajti me 28 pikë e 5 kërcime ndaj ish-ekipitit të tij, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Curry me 21 pikë të tjera.
Në anën tjetër, Russell Westbrook u dallua me 15 pikë, 12 kërcime e 7 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e 46-të e stinorit për Golden State, krahas 14 humbjeve që i kanë.