Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - YLLI

Ylli merr lidershipin, fiton derbin

Ylli merr lidershipin, fiton derbin


12 January, 2022 @20:58

Kampioni aktual, Ylli, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 62-84, tashmë e kryeson Superligën, pasi që deri tash e ndante pozitën e parë me skuadrën mitrovicase. Borozani.com

Në të gjitha çerekët, Ylli nuk e lëshoi epërsinë.

10 minutëshi i parë përfundoi me rezultat 13-19 për Yllin, derisa suharekasit e ngritën epërsinë në çerekun e dytë 27-36.

Ylli ishte i pakapshëm në çerekun e tretë ku epërsia u thellua në +17 (42-59), derisa në çerekun e fundit kontrolli ishte totalisht te skuadra suharekase.

Më i dalluari në ndeshje ishte Mikaile Tmusic me 25 pikë. Ai shënoi 7 herë nga vija e treshit dhe nuk kishte mbrojtje për ta ndalur, derisa u ndihmua edhe nga Erjon Kastrati me 21 pikë.

Te Trepça u veçua Ty Cockfield me 15 pikë dhe Andrew Gordon me 13 pikë.

TABELA AKTUALE

Ylli tani me 11 fitore e 4 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça në pozitën e dytë me 10 fitore e 5 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga