Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GREQIA | GUSTAVO POYET

Zëvendësimet që sollën fitoren

Foto: ethnikiomada/fb

Zëvendësimet që sollën fitoren


13 June, 2022 @14:25

Ishim të koncentruar plotësisht në përballjen e lojtarëve tanë në ndeshjen që Kosova e humbi ndaj Greqisë në Volos, por për të mos harruar meritat e Gustavo Poyet, që njerëzit kryesorë të fitores i futi në pjesë të dytë të ndeshjes.

Petros Mantalos, futbollisti 30-vjeçar i AEK-ut dhe Georgios Giakoumakis 27-vjeçari që luan në Celtic - u treguan vendimtar në fitoren e helenëve ndaj dardanëve.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Mantalos asistoi në golin e parë që u shënua nga Giakoumakis, ndërsa vetë Mantalos shënoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar, Greqia 2-0 Kosova.

Mantalos u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë nga Poyet, ndërsa Giakoumakis në minutën e 58-të për të bërë dallimin në lojë, në kurriz të Kosovës.

Greqia me fitoren e mbrëmshme ndaj Kosovës ka siguruar triumfin në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve që do t’i dërgojë ata në Ligën B të Kombeve në edicionin e ardhshëm garues, por edhe do t’ua jep mundësinë (varësisht nga rezultatet e kualifikimeve për EURO 2024) për PlayOff drejt EUROs.


 
Të gjitha lajmet nga