BALLKANI - FERONIKELI 74
Zëvendësuesi Giovanni me dygolësh, Ballkani mposhtë Niklin 74
25 August, 2024 @17:57
Fitore për Ballkanin në shtëpi sot.
Suharekasit e mposhtën 3-1 (Walid Hamidi 53’, Ribeiro Giovanni 82’ 89’ / Alban Shabani 65’) Niklin 74, për të shkuar në kuotën e 7 pikëve pas 3 ndeshjeve të para.
Përkundër dominimit të kampionit në fuqi, pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë.
Trysnia suharekase vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe goli nuk vonoi. I asistuar nga Arbër Potoku, rrjetën e gjeti Walid Hamidi (53’).
Por, Nikli nuk u demoralizua dhe u rikthye në lojë me golin e Alban Shabanit në minutën e 65’. Asistues te ky gol ishte greku Nikolas Ioannidis, futbollist i ardhur këtë verë te Nikli.
Gjithsesi, Ballkani vazhdoi ta kërkojë fitoren dhe e gjeti atë. Zëvendësuesi Giovanni Ribeiro shënoi dy herë në minutat 83’ e 89’ dhe kështu skuadra e tij e mbylli ndeshjen me fitore 3-1.
Kjo është fitorja e dytë sezonale e Ballkanit pas tri ndeshjeve të luajtura, kurse skuadra nga Drenasi mbetet akoma pa pikë këtë sezon.
Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Malishevës, kurse Nikli 74 luan në shtëpi ndaj Dukagjinit.