PRISHTINA - LLAPI

Foto: FCPrishtina Official
2 gola për 3 pikë, Prishtina merr kreun
18 February, 2018 @14:31
Me fitoren e Prishtinës u mbyll ndeshja kryesore e ditës së sotme në Superligë. Kryeqytetasit u treguan më të mirë se skuadra e Llapit dhe e fituan këtë përballje, për t’u ngjitur kështu në krye të klasifikimit.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë. Ishte Drashko Bozhoviç i kryeqytetasve ai që shënoi për 1-0 me një gjuajtje maestrale nga goditja e dënimit, ndërsa vazhdimi i pjesës së parë kaloi me Prishtinën dominuese në posedim të topit, por jo me shumë raste konkrete për shënim si për njërën palë, ashtu edhe për palën tjetër.
Në pjesën e dytë, Prishtina e gjeti golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 69’ të ndeshjes, me Egzon Shabanin e Llapit që shënoi në portën e gabuar pas krosimit të Aragos. Në vazhdim të ndeshjes gola nuk pati dhe takimi u mbyll me fitoren e Prishtinës.
Ky rezultat bën që Prishtina tashmë të jetë lidere e Superligës, derisa Llapi zbret në vendin e dytë.
FORMACIONET:
Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi, 66. Ergyn Ahmeti (7. Lorik Boshnjaku – 69’), 29. Drashko Bozhoviç – 11. Liridon Fetahaj (3. Jamal Arago – 58’), 15. Gauthier Mankenda, 27. Ahmed Januzi (9. Basit Abdul Khalid – 87’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Blend Baftiu, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Mirel Josa. | |||
Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Banjamin Emini, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 3. Leutrim Kadriu (23. Leart Emini – 74’), 4. Egzon Shabani, 6. Kushtrim Shabani (7. Mentor Zhdrella – 61’), 16. Hamdi Namani /c/, 9. Gentrit Begolli (17. Festim Alidema – 46’), 45. Altin Merlaku, 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina. |