FLAMURTARI vs VLLAZNIA
3 gola në shtesë, Vllaznia mposht Flamurtarin
11 February, 2017 @16:11
Ndeshje e çmendur u zhvillua në Shkodër sot, ku Vllaznia mposhti Flamurtarin 3-2 në një ndeshje që pritej të përfundonte 1-1!
Flamurtari avancoi përmes sulmuesit Tomislav Busiç në pjesën e parë. Ndërsa Vllaznia barazoi 15 minuta para fundit të takimit, 1-1 me anë të Rubin Hebajt.
Dhe kur pritej që ekipet të ndani pikët, pasoi goleada. Elis Bakaj shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për t’i dhënë epërsinë Vllaznisë.
Në akcionin tjetër, Busiç barazoi 2-2 (91’). Por, Denis Pjeshka në 90+3 shënoi për fitoren e madhe të ekipit të drejtuar nga Armando Cungu.
Kështu Vllaznia arriti fitore të madhe për tu larguar sadopak nga fundi i klasifikimit. Ndërsa Flamurtari pikët i mbetet të kërkojë diku tjetër.
FORMACIONET:
Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Krymi, Tafili, Shtubina, Vecaj (65′ Mulemo), Kalaja (59′ Hebaj), Bakaj. Trajner: Armando Cungu |
|||
Flamurtari: Frashëri, Jakovljeviç, Kuqi, Veliu, Mersini, Hyseni, Telushi, Shehaj, Fazliu (75′ Mertiri), Alvesh (64′ Galiç), Bushiç Trajner: Gentjan Mezani |