FERONIKELI
Kampioni arrin në Kosovë
11 February, 2017 @0:12
Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Feronikeli, mbrëmë në orët e vona arriti në Kosovë, pas qëndrimit dy javor në Belek të Turqisë për fazën përgatitore për stinorin pranveror, raporton borozani.com
“Nikli”, gjatë fazës përgatitore, luajti pesë ndeshje miqësore, ku prej tyre arriti ta mposht skuadrën e Anzhit U-21 me rezultat 3-1, barazoi 1-1 me skuadrën maqedonase Pelisterin dhe u mposht nga ekipet Montana (Bullgari) 2-0, Luch Energiya (Rusi) 1-0 dhe Chernomorets Odessa (Ukraina) 1-0.
Kampioni aktual gjendet në pozitën e katërt aktualisht në Superligë.