KONFERENCA E MOURINHOS

Zlatan qëndron!
10 February, 2017 @15:31
Edhe pse ardhja e tij tek Manchester United nga shumë analistë e futbolldashës u prit me shumë dyshime e skepticizëm, Zlatan Ibrahimovic përkundër moshës 35-vjeçare i ka demantuar të gjithë.
Lojtari në fjalë deri tash ka shënuar 20 gola për 20 herë kampionin anglez, ndërsa deri në fund të kampionatit Manchester United ka edhe afro 20 ndeshje për t’i zhvilluar.
I ardhur si transfer i lirë nga PSG-ja, Zlatan nënshkroi kontratë 1-vjeçare me klubin anglez, kurse në konferencën e sotme për shtyp, Jose Mourinho e konfirmoi që Zlatan do të qëndrojë të paktën edhe për një vit në ‘Old Trafford’.
“Jemi të kënaqur me të dhe mënyrën se si ai po luan. Përkundër moshës, ai mbetet top lojtar dhe kjo na jep siguri që ai do ta vazhdojë qëndrimin këtu.” - u shpreh Jose në konferencë para ndeshjes me Watfordin.