MEDIA
Mjerimi pasolimpik
Artikulli dhe fotografitë: The Guardian
10 February, 2017 @8:59
Vetëm 6 muaj pas Lojërave Olimpike të Rios, një numër i madh i qendrave të mëdha sportive janë në gjendje të mjerueshme.
The Guardian ka raportuar sot për gjendjen e tyre në një fotoreportazh që tregon se edhe stadiumi Maracana, edhe shtegu i gollfit, edhe banesat e olimpistëve të fshtatit olimpik e edhe pishina olimpike - kanë mbetur në gjendje të mjerueshme.
Arsyeja kryesore që kanë dhënë zyrtarët e ndryshëm të pyetur për këtë gjendje thuhet të jetë mungesa e interesimit (për golf, fusha kushtoi 20 milionë dollarë), qiraja e shtrenjtë (për banesat e fshatit olimpik), etj.