LIRIDON LECI
Liridon Leci: Në Europë shkohet me përgatitje të tilla
9 February, 2017 @12:36
Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, që ka përvojë ndërkombëtare në karrierën e tij në një bisedë për faqen zyrtare të ekipit të tij ka thënë se është i stërkënaqur me përgatitjet e klubit në Turqi.
“Të jem i sinqertë, përgatitjet këtu po shkojnë shumë mirë, shumë më mirë se sa në Shqipëri dhe shumë shpejt po ecin ditët dhe besoni se do të donim të zgjaste edhe më shumë,” ka thënë Leci shkruan prishtinafc.com sot.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se mënyra, kushtet dhe miqësoret përgjatë përgatitjeve në Antalja ku aktualisht janë bardhekaltërit, është mënyra e vetme se si ekipet mund të dalin në Europë.
“Pra, nëse duam të dalim në Evropë, atëherë mund të ndeshemi më skuadra të kësaj cilësie që ne po ndeshemi me to këtu në Turqi. Dhe, unë besoj që jemi mirë dhe dy ndeshjet e zhvilluara, na kanë ndihmuar të shohim ku ndodhemi, sepse ato janë skuadra me potencial të shumtë, me fond të madh të lojtarëve e me buxhet shumë më të lart se ne. Dhe kjo është mësim edhe për lojtarët tanë të rinj e më së miri mund të përmirësohesh kundër tyre. Dhe, këto dy ndeshje i vlerësoj se i kemi luajtur mirë, sidomos të paren taktikisht kemi qenë të mirë, kurse në të dytën kemi qenë pak edhe të lodhur, por çka është normale,” ka shtuar ndër të tjera 31 vjeçari që luan në krah por edhe në qendër të mbrojtjes.
Leci ka shënuar një gol për Prishtinën në vjeshtë, ndërsa ekipi nga kryeqyteti i Kosovës është skuadra me më së paku gola të pranuara këtë stinor - vetëm 7.