NË PEJË
Arrijnë përforcimet e Besës
8 February, 2017 @23:07
Dy përforcimet e huaja të Besës kanë arritur sot në Kosovë, ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një njoftimi në Facebook pak më parë.
Yacine Si Salem dhe Can Gokhan janë futbollistë të ri të ekipit pejan të cilët pritet t’i shtojnë cilësi ekipit nga “Shahin Haxhiislami” përgjatë pjesës pranverore të stinorit.
Skuadra e Besës është aktualisht duke qëndruar në Durrës, ku po zhvillon përgatitjet para pjesës së dytë të stinorit.