MIQËSORE
Lideri barazon ndaj Olimpikut ukrainas
8 February, 2017 @18:08
Me goleadë 3-3 është mbyllur takimi miqësor i zhvilluar në Antalya mes Trepçës ‘89 dhe Olimpik Donetskit ukrainas.
Sipas faqes zyrtare së klubit mitrovicas, ndeshja ishte mjaft e fortë dhe me mjaft kalkulime, derisa golat për liderin momental të Superligës së Kosovës u shënuan nga Muharrem Jashari, Shpëtim Idrizi dhe Ylber Maloku.