NË OHËR
Shkupi mposht edhe Boracin
8 February, 2017 @15:02
Skuadra e Shkupit, që po zhvillon përgatitjet para pjesës së dytë të stinorit në Ohër, ka mposhtur sot ekipin serb, Borac nga Çaçaku me rezultat 3-1 për të përfunduar kështu me miqësore.
Tash, prej 5 miqësoreve të zhvilluara në total, Shkupi ka shënuar 4 fitore, ndërsa humbjen e vetme e ka pësuar nga Renova dhe atë në miqësoren e parë.
RRJEDHA DHE GOLASHËNUESIT
Borac avancoi 0-1, por ekipi nga Çairi përmbysi gjithçka brenda 45 minutave të para, duke e bërë rezultatin 2-1 me golat e Emedin Ademit dhe Fisnik Zukës.
Përforcimi i ri i skuadrës, Jasir Asani, asistoi te të dy golat.
Në pjesën e dytë fitoren e Shkupit të drejtuar nga Ardian Nuhiu e vulosi Muharem Bajrami, që shënoi prej 25 metrash një gol të bukur.