RIVALDINHO
Djali i Rivaldos, hapave të babait
8 February, 2017 @0:45
Sulmuesi i ri brazilian, Rivaldinho, ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me ekipin rumun, Dinamo nga Bukureshti, për të bërë hapin e parë drejt karrierës europiane në futboll.
Futbollisti 21 vjeçar do të merr numrin 9 në fanellë te ekipi i tij i ri, ndërsa ai ka pasur rast të luaj me babain e tij, legjendën e Barcelonës, Rivaldo, në ekipin e ligës së dytë braziliane, Mogi Mirim.
Për të bërë të jashtëzakonshmen, babë e djalë patën shënuar në ndeshjen që Mogi Mirim e fitoi 3-1 ndaj Macaes në vitin 2015.
Dinamo Bukureshti, është në pozitën e pestë në elitën e futbollit rumun aktualisht.