ROMELU LUKAKU
Chelsea do ta kthejë Lukakun
8 February, 2017 @0:59
Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës aktualisht, belgu Romelu Lukaku, përflitet se do të jetë përsëri pjesë e Chelseat.
BBC Sport ka përcjellur lajmet e mediave të ndryshme në një përmbledhje spekulimesh, ku thuhet se Lukaku 23 vjeç do të jetë synim kryesor i Chelseat për verën 2017.
Lukaku është aktualisht pjesë e Evertonit dhe me 16 gola të shënuara është lider i golashënuesve në Premier Ligë.
Chelsea e kishte blerë Lukakun në verë të vitit 2011 për 22 milionë euro nga Anderlechti. Sidoqoftë, përkundër se ia dhanë rastin, vendosën ta shesin në verën e vitit 2014 për 35 milionë euro në drejtimin e ekipit të kaltër nga qyteti i Liverpoolit, Everton.