TRANSFER
Shqiptari i tretë në Hajduk
8 February, 2017 @15:34
Skuadra kroate, Hajduk, e ka rritur në 3 numrin e lojtarëve shqiptarë në përbërjen e saj.
Pas Ardian Ismajlit dhe Hysen Memollës, skuadrës nga qyteti i Splitit i është bashkuar edhe talenti durrsak, Ardit Deliu.
Mesfushori 19 vjeçar Deliu, ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në qershor të vitit 2018.
Deliu është transferuar nga skuadra e të njëjtit qytet, RNK Split, ndërsa fillimisht do të luajë me ekipin e dytë të Hajdukut.
Futbollisti në fjalë, para RNK Splitit ka qenë pjesë e Besës së Kavajës.