BOLOGNA - MILAN
Milani nuk dorëzohet, fiton me 9 lojtarë!
8 February, 2017 @22:40
Në takimin e mbetur nga xhiro i 18 për shkak të obligimeve të Milanit në Superkupën e Italisë, skuadra e Montellës ka shënuar fitore me rezultat 0-1 ndaj Bolognas.
Rossonerët nuk u dorëzuan deri në çastet e fundit të takimit, përkundër faktit që ishin me 2 lojtarë më pak në terren pas përjashtimeve të Palettas e Kuckas dhe goli i fitores erdhi në minutën e 89’ nga kroati Pasalic.
Kjo fitore për Milanin vjen pas 3 humbjeve radhazi në Serie A dhe e afron përsëri me pozitat që dërgojnë në Evropë.
Mario Pašalić Goal - Bologna 0-1 AC Milan 08… by LiveFootball28