COUPE DE FRANCE

Foto: L'Equipe
Caktohet data e derbit të Kupës
10 February, 2017 @9:19
Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të së tetës së finales të Kupës së Francës, ndërsa derbi i madh ndërmjet Olympique Marseille dhe Monacos është përcaktuar të zhvillohet më 1 mars 2017 me fillim në ora 21e5.
Monaco është lider i Ligue 1, ndërsa Marseille me përforcimet e bëra në afatin kalimtar të janarit do të kërkojë daljen në Europë përmes Kupës dhe pritet një duel i nxehtë mes skuadrave në fjalë.
ORARI I NDESHJEVE:
E martë, 28 shkurt:
Ora 18: Bastia - Angers,
Ora 18: Frejus St Raphael - Auxerre,
Ora 21: Bordeaux - Lorient,
E mërkurë, 1 mars:
Ora 18e30: Niort - Angers,
Ora 18e30: Avranches - Strasbourg,
Ora 18e30: Rouen - Guingamp,
Ora 21e5: Marseille - Monaco
E ejte, 2 mars:
Ora 21: Bergerac - Lille