MIQËSORE

Pamje nga ndeshja e zhvilluar sot në Durrës, Besa 2-0 KEK/ Foto: KFBesa
Emini dhe Shabani shënojnë për fitoren e Besës
10 February, 2017 @12:33
Besa e Pejës që drejtohet nga trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, ka shënuar sot fitore në përballjen miqësore të zhvilluar ndaj KEK-ut.
Ekipi verdhezi ka mposhtur ‘elektricistët’ me rezultat 2-0, derisa golat erdhën nga ana e Leart Eminit dhe Xhevdet Shabanit.
Besa është duke kërkuar që të ngritet më shumë në pjesën pranverore të stinorit dhe ndoshta edhe të tentojë për titull.