ARMAND DUKA

Rriten aspiratat, Duka kërkon ekzekutivin e UEFA-së
10 February, 2017 @9:35
Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka bërë të ditur se kryetari i saj, Armand Duka, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së.
Duka në mbledhjen e djeshme ka deponuar kandidaturën për një post prej 8 të lirave të KE-së së UEFA-së, ndërsa kandidatë janë 13.
Kongresi i UEFA-së ku do të votohet për anëtarët e ri të KE-së mbahet më 5 prill në Helsinki të Finlandës.