NË TETOVË

Tomas Brdariç në stërvitje të Shkëndisë, ku lojtarët po dëgjojnë me kujdes/ Foto: KFShkendija.com
Shkëndija përgatitet për CSKA-në
10 February, 2017 @14:22
Shkëndija rikthehet në seancat stërvitore në Tetovë, pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve menjëherë pas kthimit nga Antalia e Turqisë ku u zhvillua faza e dytë e përgatitjeve dimërore. Pushimi dy ditor u ka ardhur mirë lojtarëve pas asaj periudhe të lodhshme në Turqi, ndërsa tani më ka nisur faza e fundit para startit të gjysmësezonit pranveror të paraparë për 19 shkurt.
Sot në plan ishin dy seanca stërvitore të kombinuara me palestër para dite dhe teren pas dite, ndërsa të premten skuadra udhëton drejt Sofjes, ku të shtunën në orën 13:00 sipas kohës lokale në Bollgari do të zhvillohet testi i fundit i kësaj faze përgatitore me CSKA-në.