FERONIKELI - BALLKANI
3 pikë për Ballkanin, Shkëmbi fiton duelin e trajnerëve nga Shqipëria
18 April, 2021 @16:46
Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
Në duelin e dy trajnerëve nga Shqipëria, Klodian Duros së Feronikelit dhe Bledi Shkëmbit të Ballkanit, fitores iu gëzua ky i fundit me rezultatin 0-2.
Goli i parë për ekipin suharekas u shënua në minutën 34’ nga Ermal Krasniqi, i cili u asistua bukur nga krahu i djathtë nga Armend Thaqi.
Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë i zakonshmi, Mirlind Daku, u fut në listën e golashënuesve duke shënuar në minutë 76’ nga penalltia.
Ballkani me këtë fitore tani ka 61 pikë dhe vazhdon të jetë me 3 pikë më pak se liderja, Drita, e cila po ashtu këtë javë e kaloi me pikë të plota.