MEDIA TALK

30 milionë funta për Armando Brojën
21 June, 2022 @10:59
Sky Sports ka bërë të ditur mbrëmë se skuadra e West Ham Unitedit që drejtohet nga David Moyes, është e gatshme të ofertojë Chelsean me 30 milionë funta për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja.
Broja i huazuar nga Chelsea te Southampton në stinorin e kaluar të Premier Ligës ka shënuar nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat.
“Sulmuesi 20-vjeçar është identifikuar si synim kryesor i sulmit të skuadrës,” ka bërë të ditur SkySports mbrëmë, duke shkruar për West Hamin.
Edhe Southampton ka shprehur dëshirën për t’ia blerë kartonin Brojës, por konkrete diçka nuk ka ende.