Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRVJETORI

4 vite prej se Kosova u bë anëtare e UEFA-së

Fadil Vokrri, duke parakaluar para reprezentacionit të Kosovës në futboll/ Foto: Erdis Driza/ TopSporti.com

4 vite prej se Kosova u bë anëtare e UEFA-së


3 May, 2020 @0:35

Tre maji është një datë e madhe për futbollin kosovar dhe vetë sportin e Kosovës, pasi që në datën e sotme katër vite më parë Kosova u bë anëtare e 55-të e UEFA-së.

Në një ditë që kaloi me disa fjalime pro e kontra nga të pranishmit në Kongresin e 30 të UEFA-së, me numër minimal votash për pranim, Kosova e kaloi pengesën që hapi dyert e mëdha për futbollistët në institucionin kryesor të futbollit evropian.

Në këtë ditë mbahet në mend fjalimi i jashtëzakonshëm i zyrtarit ligjor të UEFA-së Alasdair Bell.

Ndërsa kreu i FFK-së Fadil Vokrri kishte falenderuar shkurt të pranishmit.

Kosova mori 28 vota PËR nga 54 delegatë të pranishëm, ndërsa kundër saj votuan 24 shtete, e dy vota kanë qenë të parregullta.


 
Të gjitha lajmet nga