Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES SË KUPËS

7 nga Superliga, 7 nga Liga e Parë dhe 2 nga Liga e Dytë!

7 nga Superliga, 7 nga Liga e Parë dhe 2 nga Liga e Dytë!


25 November, 2022 @2:38

Me fitoren e djeshme të kampionit aktual të Kosovës, Ballkanit, janë kompletuar 16 skuadrat që do të jenë pjesë e së tetës së finales së Kupës së Kosovës, ndërsa nga 16-shja e kualifikuar tutje, 2 janë nga Liga e Dytë, 7 janë nga Liga e Parë dhe 7 të tjera janë nga Superliga.

Befasitë e Kupës

Befasinë më të madhe e bëri ekipi i Ligës së Dytë, FC Prizreni, që ka mposhtur ekipin e Ligës së Parë, Istogun gjatë vazhdimeve, ndërsa nga Liga e Parë befasi kanë bërë Flamurtari që eliminoi Drenicën pas penalltive në Skenderaj si dhe Liria që mposhti lideren aktuale të Superlgiës, Dritën në Gjilan. Bile, Liria u bë shkaktare që Drita të ndajë rrugët me trajnerin e saj Ardian Nuhiu, që tashmë po kalonte vitin e katërt si shef i shtabit teknik aty.

Mirëpo, nga Liga e Dytë në të tetën e finales ka arritur edhe skuadra e Beharit nga Vitomirica. Ata përkundër se patën paraqitje të mirë ndaj Ferizajit në përballje, ku u mposhtën në fushë 2-3, shfrytëzuan një parregullësi administrative të ferizajasve për t’i eliminuar ata, duke u ankuar në Komision të Garave dhe kështu morrën fitore 3-0 në tavolinë për të kaluar tutje.

Fituesi në gara evropiane

Derisa skuadrat janë në pritje të shortit nga Federata për t’i njohur kundërshtarët e së tetës së finales, kujtojmë që fituesi i Kupës së Kosovës siguron dalje në garat evropiane duke dalë në kualfikime të garës së re të UEFA-së, Liga e Konferencës (UEFA Conference League).

Superliga 7, Liga e Parë 7, Liga e Dytë 2 - në 1/8 e finales

Ekipet që kanë arritur të sigurojnë të tetën e finales nga Superliga e Kosovës janë: Prishtina, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Trepça’89, Gjilani dhe Ballkani. Ato prej Ligës së Parë janë: Fushë Kosova, A&N, Flamurtari, Vjosa, Vushtrria, Feronikeli’74 dhe Liria. Ndërsa nga Liga e Dytë janë: Prizreni dhe Behari.

Nga qytetet: Prizreni me 3, Prishtina me 2 skuadra

Në shortin e Kupës së Kosovës nuk ka ndonjë rregull që përjashton takimin e skuadrave nga kategoritë e njëjta, prandaj fati në short për disa ekipe mund të jetë esencial për të kërkuar kalimin edhe më tej në garat e Kupës, e pastaj edhe për të rritur shpresat drejt rrugëtimit përfundimtar, pasi që deri në gjysmëfinale me një ndeshje (nuk ka ndeshje kthyese) mund të kualifikohesh tutje.

Sa i përket qyteteve, Prizreni me 3 skuadra (Liria, A&N, Prizreni) ka më së shumti përfaqësues në të tetën e finales së Kupës, ndërsa pas saj është Prishtina (Prishtina, Flamurtari) me dy përfaqësues. Të tjerat qytete e qyteza, kanë nga një përfaqësueses në të tetën e finales së garës më masovike të futbollit të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë