LIRIA 2-0 DRENASI

Foto: FCLiria/fb
Abazi e Berisha kthejnë Lirinë te fitorja
23 October, 2022 @19:10
Pas disfatës së pësuar nga Rahoveci në xhiron e shkuar, Liria i është kthyer fitores duke e mposhtur Drenasin në Përparim Thaci sot, me golat e shënuara nga Ermir Abazi dhe Astrit Berisha në pjesë të dytë.
Fitorja bën që Liria të ngritet në pozitën e pestë, ndërsa ka shënuar fitoren e pestë sezonale për tu barazuar me pikë me kundërshtarin e sotëm, Drenasi, që ka pësuar për herë të tretë këtë stinor.
Liria 2-0 Drenasi [Ermir Abazi 47, Astrit Berisha 78].