KAMPIONI
Abazi e Jashanica, renovojnë me Skënderbeun
4 June, 2015 @21:45
Mbrojtësi Bajram Jashanica 24 vjeç dhe mesfushori Leonit Abazi 21 vjeç, janë dy futbollistët e parë të ekipit kampion të Shqipërisë, Skënderbeu, që kanë vazhduar kontrata me klubin e tyre.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë ekipi korçar, derisa dyshja kosovare ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me Skënderbeun.
Ata pritet të jenë shtylla kryesore e ekipit në kualifikime për Ligë të Kampionëve këtë verë për kampionin shqiptar.