SKANDALI I HESHTUR
Dora e Henry-së, u pagua nga FIFA për heshtje
4 June, 2015 @20:47
Shtëpia Botërore e Futbollit, FIFA, ka paguar Federatën e Futbollit të Irlandës, FAI, që të ndalë kërkimin e drejtësisë lidhur me “dorën e Henry-së”, që çoi Francën në Botërorin 2010, derisa eliminoi Irlandën.
Sulmuesi i famshëm i Francës, kishte kontrolluar topin me dorë, për të pasuar më pas te William Gallas, që shënoi golin vendimtar, që kualifikoi Francën në Afrikën Jugore 2010, pas vazhdimeve në barazh.
Një zyrtar i lartë i FIFA-së ka thënë se këto para janë paguar për konstruktuar stadiumin në Irlandë, derisa zyrtar i FAI-së ka thënë se ata kanë pranuar në llogari 5 milionë euro, pa pritur!
Irlanda në rastin më të mirë kishte kërkuar që FIFA të mos e eliminojë Francën nga Botërori, por së paku vetë irlandezët të regjistrohen si pjesëmarrësi i 33-të në Afrikë Jugore.
Tashmë është hapur procedura lidhur me këtë pagesë të FIFA-së, pasi që ka deklarime të inçizuara se: “Ka qenë një pagesë, një marrëveshje, që Irlanda të ndalet së kërkuari drejtësinë dhe çështja të heshtet,” ka raportuar BBC sot.