SEJDIU
Sukses Trepçës’89, por pas nesh
3 June, 2015 @18:22
Trajneri i Ferronikelit, Gani Sejdiu, është dukur tejet i lumtur me arritjen e finales së Kupës së Kosovës.
Ai pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij me golin e hershëm ka arritur të administrojë lojën në mënyrë më të mirë për të arritur finalen.
“Goli i hershëm na mundësoi që të administrojmë lojën dhe kjo krijoi presion dhe pasiguri te ekipi i Drenicës. Tashmë jemi në finalen e dytë me radhë,” ka thënë ndër të tjera Sejdiu për mikrofonin e Supersportit pas ndeshjes.
Ai gjithashtu ka folur edhe për finale duke i dëshiruar sukses ish ekipit të tij Trepça’89, por pas Ferronikelit.
“I dëshiroj sukses në finale Trepçës’89, por pas nesh,” ka thënë Sejdiu, duke lënë të kuptohet se kërkon të mbrojë trofeun e Kupës.
“Besoj se do të jetë një finale tepër e mirë, pasi që Trepça’89 luan futboll të bukur dhe pa kalkulime,” ka shtuar gjithashtu ai.
Ferronikeli dhe Trepça’89 takohen në finale të Kupës së Kosovës, më 14 qershor në Prishtinë.
Intervista e Gani Sejdiut pas lojes Drenica vs… by enteritament