MBROJTËSI I TITULLIT
Ferronikeli kërkon historinë
3 June, 2015 @18:08
Ferronikeli mund të hyjë në histori pasi që ka arritur finalen e Kupës së Kosovës sot.
Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu mund të bëhet ekipi i parë që ka fituar dy herë me radhë Kupën e Kosovës, nëse triumfon në finalen e 14 qershorit në Prishtinë ndaj Trepçës’89.
Asnjë ekip kosovar nuk ka arritur të fitojë dy herë me radhë Kupën e Kosovës që nga pavarësimi i futbollit të Kosovës, prej vitit 1991. E këtë rast e ka tash Ferronikeli.