PREJ TETORIT 2023

Agjentët e futbollistëve, tash duhet të kenë FIFA licencë
26 April, 2023 @11:21
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se tash e tutje, në fakt saktësisht nga tetori i këtij viti, të gjithë individët që ofrojnë shërbimet agjenti për një klient duhet të licencohen nga FIFA në përputhje me FFAR.
Kështu, në njoftim është bërë e ditur gjithashtu edhe web-faqja ku mund të mirren informatat shtesë, kurse njoftimi i plotë i FFK-së thotë:
Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.
Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.
Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.
Për më shumë informata mund të klikoni në platformën online: Agents.fifa.com.