150 NDESHJE
Agolli me shirit të kapitenit
21 September, 2015 @17:08
Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, për herë të parë në karrierën e tij si lojtar i Qarabagut në Azerbejxhan ka bartur shiritin e kapitenit të ekipit, në fundjavën që shkoi.
Agolli 32 vjeç, që kishte kaluar në Qarabag në vitin 2010 nga skuadra ukrainase Kryvbas tashmë ka zhvilluar ndeshjen e 150 të tij me ekipin azerbejxhanas dhe krenaria ka qenë e dukshme për të në ndeshjen që ekipi i tij e përfundoi me fitore ndaj Kapazit 2-3.