DREJT RIKTHIMIT
Maliqi, stërvitet fortë për rikthim të shpejtë
21 September, 2015 @15:25
Behar Maliqi, lojtari më i mirë i stinorit të kaluar në Superligë të Kosovës, pasi që u shpallë kampion dhe fitoi Kupën me Ferronikelin, u lëndua në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Gjilanit.
Maliqi, i cili tashmë është në fazën e përgatitjeve për rikthim, ka postuar një fotografi nga qendra e fitnesit, ku shihet duke stërvitur me këmbën e tij, derisa paralajmëron kthimin sa më të shpejtë të mundur te ekipi i tij.
Ferronikeli në 5 xhirot e para të Superligës ka regjistruar 4 fitore dhe vetëm 1 humbje, pikërisht në këtë ndeshje që u lëndua Maliqi.
Ai pritet t’i mungojë kampionit për afërisht një muaj, derisa të rikthehet i shëruar nga lëndimi.