LEGJIONARËT NË ITALI
Hysaj, i pazëvendësueshëm te Napoli
21 September, 2015 @14:58
Fitorja e madhe e Napolit ndaj Lazios, 5-0, ka bërë që Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të ketë një fundjavë të mrekullueshme me ekipin e tij.
Te Lazio, Etrit Berisha, ishte në bankë rezervë për 90 minuta të poshtërimit të ekipit të tij, derisa portieri numër një i ekipit, Federico Marchetti pranoi pesë gola në portë.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, gjithashtu ka qenë rezervë te ekipi i tij Genoa në përballje me kampionin aktual të Italisë, Juventusin, ku Genoa pësoi 0-2.
Për Genoan luajti 57 minuta Blerim Xhemajli, duke marrë edhe një karton të verdhë në humbje ndaj Bianconerëve.
Përparim Hetemaj, përkundër humbjes nga Interi me Chievon e tij, ka qenë i pazëvendësueshëm në ekip, derisa sulmuesi i ri i kombëtares, Rei Manaj, ka ngrohur bankën në fitoren e Interit gjatë kësaj përballjeje.