ARLIND AJETI
Ajeti i kthehet stërvitjeve
22 September, 2016 @20:01
Qendërmbrojtësi kuqezi, Arlind Ajeti, dalngadalë po rikthehet nga lëndimi, që tashmë e ka lënë atë një muaj larg fushave të blerta.
22 vjeçari sot ka qenë për herë të parë në stërvitje me ekipin e tij, Torino, ndërsa aktiviteti i tij i vetëm gjatë seancës stërvitore, ishte vrapimi i lehtë.
Ajeti nuk kishte luajtur për Shqipërinë në ndeshjen e 5 shtatorit kundër IRJ Maqedonisë për shkak të lëndimit, ndërsa varësisht nga forma e tij dhe gjendja shëndetësore, mund të llogaritet nga përzgjedhësi Gianni De Biasi për dy ndeshjet e radhës që do të luhen në muajin tetor.