Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I RADHËS

Albion Kurtaj zyrtarisht te Prishtina

Foto: FCPrishtina/ fb

Albion Kurtaj zyrtarisht te Prishtina


15 June, 2023 @16:23

Futbollisti 24-vjeçar që u nda me Llapin me të përfunduar stinori 2022/23, Albion Kurtaj, është bërë anëtar i ri i Prishtinës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka bërë të ditur se ka nënshkruar me sulmuesin e krahut, ndërsa vetë lojtari ka thënë se ëndrra e çdo lojtari është të jetë pjesë e Prishtinës.

“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku.” - ka thënë Kurtaj për faqen zyrtare të Prishtinës.

Kurtaj para Llapit, ka qenë pjesë e Ferizajit, Ulpianës dhe Lepencit. Në stinorin e fundit 2022/23 ka luajtur 26 ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke bërë tre asistime.◼️


 
Të gjitha lajmet nga