TREPÇA '89 - BESA

Albion Pllana hat-trick, ‘89-shi deklason Besën
20 March, 2022 @15:05
Një fitore shumë e thellë e Trepçës ‘89 në përballjen me Besën nga Peja!
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 3-0 për mitrovicasit, të cilët më pas gjatë pjesës së dytë shënuan edhe plot katër herë të tjera, për ta mbyllur ndeshjen me fitore të thellë 7-0.
Albion Pllana shënoi hat-trick për mitrovicasit sot, dy gola i shënoi Lulzim Peci e dy tjerë sulmuesi MBA, për ta kompletuar kështu 7-golëshin dhe fitoren e thellë.
Kështu ‘89-shi vazhdon marshimin drejt Superligës, kurse pejanët vazhdojnë ta rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë.
Xhiron që vjen, Trepça ‘89 e pret Lirinë, kurse Besa luan në shtëpi ndaj Istogut.