ZHVENDOSJE
All Stari 2017 nuk mbahet në Charlotte
22 July, 2016 @10:01
Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, deklaroi se All Star 2017, që është caktuar të organizohet në Charlotte, do të zhvendoset.
Për shkak të disa shqetësimeve dhe protestave nga komuniteti LGBT është anuluar All Stari, por po shqyrtohet që të mbahet në vitin 2019 në Charlotte.
E sa i përket All Starit 2017, ende nuk është caktuar se ku do të mbahet, por sipas mediave amerikane, edhepse nuk është zyrtare, pritet të organizohet në New Orleans.