Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK V

Alush Gavazaj (KF Malisheva), Ylli i javës (5)

Foto: FFK

Alush Gavazaj (KF Malisheva), Ylli i javës (5)


5 September, 2022 @16:21

Futbollisti i dytë i Malishevës në pesë xhirot e para të Superligës që merr çmimin e Yllit të javës, është Alush Gavazaj.

Mesfushori shënoi dy herë në fitoren e ekipit të tij ndaj Trepçës’89 në fundjavë, ndërsa Malisheva fitoi për herë të dytë këtë stinor në Superligë.

Pos tij, edhe Bleart Tolaj më parë nga Malisheva kishte marrë çmimin e më të mirit të javës, ndërsa vetë Gavazaj për faqen zyrtare të FFK-së është shprehur të jetë i lumtur dhe se do t’i shërbej ky çmim.

“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”, ka theksuar Gavazaj.


 
Të gjitha lajmet nga