Alushi i sjell përvojë Nurnbergut
29 July, 2016 @10:46
Mesfushori i Kosovës, Enis Alushi, është shprehur të jetë i lumtur me kalimin e tij në Nurnberg nga St Pauli.
Ai ka thënë se ekipi i Nurnebrgut gjithmonë lufton për elitë dhe këtë do ta bëjnë edhe këtë stinor në Bundesliga 2.
Alushi, është reprezentues i rregullt i Kosovës, ndërsa 30 vjeçari është lëvduar edhe nga faqja e ekipit të Nurbergut ku është thënë se skuadra ka fat që do të ketë një lojtar të tillë që merr përgjegjësi në supe dhe dërgon ekipin drejt fitoreve.