S'PRANON
Simeone refuzon Argjentinën
29 July, 2016 @9:45
Pas largimit të Gerardo Martinos nga posti i selektorit të Argjentinës, Federata e futbollit të këtij vendi nuk po arrin të sjell personat që po i kërkon në këtë post.
Pas dështimit të emërimit të Jorge Sampaolit dhe Eduardo Berizzos, Mundo Deportivo ka raportuar sot se edhe Diego Simeone nuk është i interesuar për këtë post.
“Jo, për momentin jo. Kam plane tjera njëherë,” është cituar të ketë thënë trajneri i Atletico Madridit.
Argjentina ka humbur tre finale të fundit në tre turne të mëdha. Dy herë Copa American dhe një herë Kupën e Botës.