INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Celina pa minuta në fitoren e Cityt
28 July, 2016 @16:59
Në miqësoren në kuadër të ‘International Champions Cup’, e cila u zhvillua në Kinë, skuadra e Manchester Cityt arriti ta mposht pas penalltive skuadrën e Dortmundit, me ndeshjen që në 90 minuta u mbyll me rezultat 1-1.
Me skuadrat që bënin shumë zëvendësime, goli i parë i takimit erdhi në minutën e 79’ nga Sergio Aguero, ndërsa ndeshjen në penallti e dërgoi Christian Pulisic, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 90+6’.
Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e cila e fitoi takimin me rezultat 6-5.
Ajo që vlen të përmendet është që përkundër shumë zëvendësimeve, Guardiola nuk e inkuadroi Bersant Celinën për asnjë minutë.