RAUNDI I TRETË
Fener mposht Monacon, rezultatet e natës
27 July, 2016 @22:28
Në përballjen më interesante të natës në kualifikime për Ligë të Kampionëve sonte, Fenerbahçe ka mposhtur Monacon 2-1 në Stamboll, me dygolëshin e shënuar nga sulmuesi Emmanuel Emenike. Golin e vetëm për Monacon e shënoi kolumbiani, Radamel Falcao.
Në përballjet tjera të sotme janë shënuar këto rezultate:
Astana KAZ - Celtic SKO 1-1;
Rosenborg NOR - Apoel QIP 2-1; (INFOPLUS: Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani qëndroi në bankën rezervë të Rosenborgut dhe nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshje.)
Astra RUM - Kobenhavn DAN 1-1;
Trencin SLK - Legia POL 0-1;
Olympiacos GRE - Hapoel Beer Sheva IZR 0-0.
FENERBAHÇE 2-1 MONACO / Фенербахче - Монако... by Postavkam
Këto kanë qenë ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshjet e kthimit zhvillohen javën tjetër.
Fituesit e këtyre përballjeve kalojnë në fazën e Play-Offit të Ligës së Kampionëve.