NË PRISHTINË
Prishtina lehtë ndaj Flamurtarit
27 July, 2016 @20:55
Prishtina nën drejtimin e Kushtrim Munishit trajner është treguar e fortë për Flamurtarin në miqësoren lokale parasezonale.
Bardhekaltërit që kanë kryer shumë transfere gjatë këtij afati kalimtar janë treguar të fortë për kuqezinjtë duke i mposhtur në fund 4-1.
Blend Baftiu i dha epërsinë Prishtinës në fillim të ndeshjes, ndërsa para fundit të pjesës së parë Fidan Mujaj barazoi duke shënuar për 1-1.
Në pjesën e dytë Prishtina reagoi më fortë duke shënuar edhe tre herë në portën e Armend Blakçorit përmes Labinot Osmanit, Makenda Gauthierit dhe Liridon Kukajt për të fituar 4-1 në fund.
Pas kësaj miqësoreje, Prishtina do të udhëtoj në fundjavë në Gjakovë, ku ndeshet me Vëllaznimin të shtunën.