NË GJILAN
Portugezët e Gjilanit, tregojnë veten
27 July, 2016 @18:15
Gjilani ka shënuar fitore të lehtë ndaj rivalit nga Liga e Parë sot. Skuadra që po drejtohet nga Arbnor Morina ka mposhtur 5-0 Vllazninë e Pozharanit, ndërsa janë dalluar përforcimet e fundit nga Portugalia.
Jorge Teixeira ka shënuar 2 herë për gjilanasit, ndërsa nga një kanë shënuar Xavier Espinosa, Besart Morina dhe Gzim Rusi për rezultatin përfundimtar.
Gjilani, të dielën zhvilllon miqësore ndaj Shkupit, në Gjilan.