NË OHËR
Kampioni po vazhdon përgatitjet
27 July, 2016 @12:28
Pasi që arritën në Ohër të ish-RJ Maqedonisë dje, futbollistët kampionë të Kosovës nga skuadra e Ferronikelit po vazhdojnë të mbajnë lartë ritmin stërvitor parasezonal.
Faqja zyrtare e të gjelbërve nga Drenasi ka bërë të ditur se atmosfera në skuadër është tejet e mirë dhe nën drejtimin e trajnerit Afrim Tovërlani aktualisht është duke shkuar gjithçka në rregull.
Ferronikeli është kampion i dy stinorëve të fundit në Kosovë. Djelmoshat e Tovërlanit do t’ia nisin stinorin e ri dhe rrugën për mbrojtjen e titullit në derbi ndaj Besës së Pejës.