MIQËSORE
Hajdari sjell fitoren e mitrovicasve
26 July, 2016 @20:13
Me një gol të Fiton Hajdarit është mbyllur miqësorja e parë e Trepçës ‘89 para fillimit të edicionit të ri të Superligës, miqësore e cila u luajt përballë skuadrës së Ramiz Sadikut.
Ndeshja kaloi me dominim të mitrovicasve, mirëpo gola të tjerë nuk pati dhe takimi u mbyll me rezultat minimal 1-0.
Në këtë takim, kryetrajneri Bekim Shotani provoi të gjithë futbollistët, ndërsa klubi mitrovicas ka paralajmëruar që do të ketë edhe miqësore tjera para fillimit të sezonit.