GJAKOVË
Vëllaznimi prezanton përforcimin e radhës
26 July, 2016 @22:21
Pas Nikollë Dushit, Altik Muhaxhirit e Kushtrim Gashit, klubi i Vëllaznimit ka njoftuar publikun me përforcimin e katërt për këtë afat kalimtar.
Një ditë pas shkarkimit të trajnerit Skënder Shengyli, klubi gjakovar ka kompletuar marrëveshjen me Egzon Gashin, futbollistin që stinorin që e lamë pas e kaloi tek skuadra e Istogut.
Egzon Gashi e mbylli sezonin 2015/2016 me 3 gola të shënuara, ndërsa pas Kushtrim Gashit është lojtari i dytë që kalon nga Istogu tek Vëllaznimi këtë verë.